Loading...

Shuhet papritur modelja, pesë ditë pasi festoi ditëlindjen

Modelja britanike Stella Tennant vdiq në moshën 50 vjeçe, thanë familjarët e saj.

Skocezja u bë e famshme në fillim të viteve 1990, në pasarela për dizajnerë si ‘Karl Lagerfeld’ dhe ‘Versace’, apo edhe në kopertinat e “Vogue” dhe “Harper’s Bazaar”.

Familja e saj tha se, “Stella ishte një grua e mrekullueshme dhe një frymëzim për të gjithë ne. Ajo do të na mungojë shumë.”

Ata thanë se vdekja e saj ishte “e papritur” dhe policia tha se nuk ka “asnjë rrethanë të dyshimtë”. Ajo v diq pesë ditë pas ditëlindjes së saj të 50-të.

Familja e saj, kur bëri lajmin publik, kërkoi që të respektohet privatësia e tyre.

Ajo gjatë karrierës punoi me dizajnerë dhe shtëpi të modës, duke përfshirë Alexander McQueen, Calvin Klein, Jean Paul Gaultier dhe Burberry.

Versace i shprehu ng ushëllim Tennant në ‘Twitter’, duke thënë se ajo ishte “muza e Gianni Versace për shumë vite dhe mike e familjes”.

Tennant ishte e njohur për pamjen e saj të zymtë androgjene dhe trashëgiminë aristokratike, duke qenë se ishte mbesa e Dukës së 11-të të Devonshire, Andrew Cavendish dhe Deborah Mitford.

Ajo gjithashtu luajti në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Olimpike të Londrës 2012 së bashku me modelet kolege britanike, si Kate Moss dhe Naomi Campbell./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com