Loading...

Këngëtarja Rosela Gjylbegu: ‘Ka njerëz që mezi presin të blejnë ata që do paguanin për tu shitur’

Pas Enxhi Nasufit, duket se edhe këngëtarja Rosela Gjylbegu nuk ka qenë dakort që Anxhela Peristeri u shpall fituese e Festivalit të RTSH-së.

Këngëtarja, e cila konkurroi me këngën “Vashëzo”, reagoi me anë të disa postimeve në rrjetet sociale ku falenderonte ata që e mbështetën.

“Faleminderit të gjithëve Ju për përkrahjen tuaj”- shkroi Rosela Gjylbegu, e cila postimin e shoqëroi me një foto të Dritëro Agollit dhe disa vargjeve të tij të njohura, që u dukën si “kunja” për Anxhela Peristerin.

“Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmëndur, një vend çmënd,”– ishin vargjet e shkrimtarit të madh shqiptar.

Gjithashtu, ajo bëri një postim tjetër në InstaStory ku shkruante: “Ka njerëz që mezi presin të blejnë ata që do paguanin për tu shitur.”

Emri i Anxhela Peristerit u përfol si fituese e edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës, rreth një muaj përpara se të mbahej konkursi.

Këngëtarja Enxhi Nasufi e akuzoi se ishte vetë ajo që bëri publik emrin e saj si fituese e Festivalit.

Ndërsa me anë të postimeve në rrjetet sociale i kërkoi që mësonte të aktronte përpara se të shtirej sikur ishte emocionuar se merrte një çmim.

“Gëzuar Baftjar! Një kuriozitet kisha unë, kush ishte miza dhe kush bleta? Herë tjetër futini ndonjë kurs aktrimi kur merrni cmimin, se nuk di,”– shkroi Enxhi Nasufi.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com