Valbona Selimllari, një nga personazhet më të njohura të showbiz-it shqiptar, ka qenë së fundmi e ftuar në rubrikën “N’Fermë”, ku nuk i ka shpëtuar pyetjeve ngacmuese të gazetarit Ervin Kurti.
Ky i fundit e ka pyetur Valbonën nëse i biri i saj, Deni, ka gjetur ndonjë shoqe dhe Valbona e ka pohuar këtë gjë, duke shtuar se do jetë një vjehrrë shumë e mirë.
“E para e ka një shoqe, e kam një eksperiencë. Nuk e di. Nuk ka rëndësi bukuria e njeriut, nuk dua të më vij në shtëpi një vajzë e bukur, një vajzë e mirë. Unë do e dua sido që të jetë nëse e don Deni.
Ai do të jetojë, ai do të jetë i përgjegjshëm, unë do jem ta mbështes sa herë të jetë nevojë. Lum ajo që do të vijë në derën time, sepse do të më ketë si shoqe”, tha Valbona.