Loading...

Vajza e regjisori të Hollivudit: Po rnografia më shpëtoi jetën

Në fillim të vitit 2020, në një intervistë për “The Sun”, Mikaela Spielberg, vajza e birësuar e regjisorit të madh të Hollivudit, Steven Spielberg , kishte shprehur dëshirën për të ndjekur një karrierë në botën e pornografisë. Ajo tregon në një bisedë me “Daily Beast” se ëndrra e saj është realizuar dhe kjo ka ndikuar pozitivisht në jetën e saj. “Më çliroi”, thotë ajo, duke shpjeguar: “Nëse nuk do të kisha bërë punën që duhej të bëja mbi veten dhe marrëdhëniet e mia, do të kisha vdekur brenda viti”.

Vajza tregoi se kishte ndërmarrë një punë që i pëlqen “shumë” dhe që po i jep asaj “një kuptim të ri në jetë”: tani ajo xhiron video për platformën e “dritave të kuqe”, “ManyVids” dhe ka filmuar vetëm në shtëpinë e saj në Nashville, në Tenesi. “Personalisht, nuk më pëlqen përmbajtja ‘hardcore’, preferoj të merrem me veprime të buta dhe të pasionuara”, shpjegoi ajo.

Në një rrëfim, 24-vjeçarja Mikaela foli për marrëdhënien e saj me varësinë nga alkooli, depresionin dhe një dyshim themelor në vetvete, për të gjitha ato nuk fajëson prindërit e saj të famshëm. “Unë jam në mes të një udhëtimi shërimi, rreth dy vjet më parë isha në gjendje të keqe”, – tha ajo.

Zyrtarisht Steven Spielberg dhe gruaja e tij Kate Capshow nuk kanë komentuar mbi “punën” e re të ndjekur nga vajza e tyre, por ajo është e bindur se ata e vlerësojnë rritjen e saj personale: “Duke parë se sa shumë jam kthyer në sipërfaqe, ata do të jenë të lumtur, që kanë rritur një grua të re me vetëbesim”.

Siç tha ajo për “The Sun” në shkurt, shqetësimi i mamit dhe babit, “ka qenë gjithmonë siguria ime”. “Unë nuk jam duke i bërë këto gjëra për të lënduar dikë ose nga përbuzja”, shpjegon.

Tani, pasi ka gjetur një ekuilibër, vajza mund të mendojë për të ardhmen: “Unë do të doja të kujdesesha për drejtimin artistik dhe atë aktual. Qëllimi përfundimtar i jetës sime është të filloj të pikturoj përsëri dhe të punoj në industrinë e seksit është një mënyrë për të garantuar sigurinë time financiare. Më pëlqen shumë të interpretoj, kështu që ndoshta do të jem një artiste për pjesën tjetër të jetës sime. E adhuroj këtë gjë”. /NOA.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com