Loading...

Tea xheloze për Andin

Tea reagoi pas takimit të Ana Kaurit dhe Andit, duke thënë se i vjen keq për vajzat për mënyrën se si 24-vjeçari sillet kundrejt tyre. Ajo tha se në takim me të, Andi është shfaqur krejt ndryshe dhe aspak i përkëdhelur.

Ndërkohë Ana, reagoi duke thënë se në asnjë moment Andi nuk është shfaqur i përkëdhelur apo lozonjar, por thjesht ishte një takim standard mes dy të rinjve.

Reagimi i Teas u perceptua si “xhelozi” nga konkurrentët e tjerë, ndërsa 21-vjeçarja deklaroi të kundërtën, duke thënë se ajo ndërhyri për të dhënë mendimin e saj pasi ka realizuar tre takime me Andin.

“Nuk jam xheloze, thjesht është mendimi im. Duke qenë se e njoh më tepër më takon të komentoj, por jo të thuash gjëra që nuk shfaqen”, tha Tea.

Ndërkohë Andi, i pyetur nga moderatorja Bora Zemani se çfarë mendon për Anën, Sindin dhe Tean, hezitoi të përgjigjet, duke theksuar se momentalisht po shfaqet takimi i tij me Anën dhe dëshiron ta respektoj deri në fund këtë gjë.

“Unë jam shfaqur shumë me tre takimet, por tani është takimi i Anës dhe dua të respektoj deri në fund takimin me Anën”, tha Andi./tch

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com