Loading...

‘Ndihem vajza më me fat në botë!’/Dashuria nuk pyet për distanca, Anwar bën gjestin romantik për Duan

Pas qëndrimit të saj në Kaliforni bashkë me të dashurin, Anwar Hadid, në muajin tetor Dua Lipa u rikthye sërish në Mbretërinë e Bashkuar, ku regjistroi këngën me Miley-n dhe po përgatitet për koncertin virutal.

Por, ndonëse është super e angazhuar, sërish i mungon Anwar.

Më herët këtë javë, ajo ka publikuar në Instagram dy foto, ku në njërën shfaqet Anwar duke e puthur në hundë, ndërsa në një tjetër duke “i shtrydhur” fytyrën me duar. Dyshja duken të dashuruar në maksimum në dy imazhet dhe Dua nuk ka nguruar të tregojë se sa shumë i mungojnë këto momente.

Ndërkohë, të njëjtën gjë mund të themi edhe për Anwar, i cili ndonëse është me milje larg Duas ka bërë së fundmi një gjest shumë të bukur.

Ai i ka blerë asaj lule, gjë të cilën na e ka treguar vetë këngëtarja nëpërmjet një Instastory, ku ka shkruar:

Ndihem vajza më me fat në botë!

A nuk është romantik Anwar? Nuk e dimë se çfarë fshihet pas këtij gjesti, por mund të ketë lidhje me publikimin e këngës së saj të re me Mileyn.

Dy gocat e dogjën dje me “Prisoner”, që po bën namin. Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të Mileyt, teksa ato erdhën energjike, joshëse dhe mjaft provokuese në skenat e videoklipit.

Ndërkohë më 27 nëntor, këngëtarja shqiptare do të mbajë koncertin virtual, për të ardhur sa më pranë fansave të saj. Dua e ka dhënë vetë këtë lajm nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo do të interpretojë live ndërsa ky “koncert” do të titullohet “Studio 2054”. Pritet që ajo t’i ndërrojë kostumet dhe skenat ku do të performojë. Gjatë performancave Dua do të shoqërohet nga disa muzikantë, balerinë, akrobatë të ndryshëm, dhe të ftuar specialë, identiteti i të cilëve po mbahet i fshehtë.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com