Loading...

Arbana Osmani tregon emocionet pas takimit me të atin e infektuar me Covid

Arbana Osmani ka ndarë sot me ndjekësit një video ku shihet pranë babait të saj.

Ajo zbuloi se i ati ka qenë i infektuar me Covid-19.

Në Instastory moderatorja tregoi se po takohet për herë të parë me të atin pas tri javësh, pasi ai ka qenë i izoluar për shkak të koronavirusit.

“Ja, u shërua nga Covid-19. Jo shumë keq, mirë je. Mirë e kaloi, dy javë na çmendi. 20 ditë,”- tha ajo gjatë videos, krah së cilës shkruante: “Takim me Demon pas 3 javësh”.

Gjatë izolimit, teksa Arbana solli në jetë djalin e saj, Diellin, më 19 tetor, për babain e saj ky ishte takimi i parë edhe me nipin e vogël./noa

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com