Emisioni “Përputhen” në Top Channel vijon të dhurojë surpriza nga puntatat në puntatë.
Pas transmetimit të takimit të Marisit dhe Sindi, Ana (ajo pak më e vjetra nga koha në emision) tha se djali iu duk sikur nuk ka përjetuar asnjëherë marrëdhënie intime. Ndërkohë Marisi, u shpreh se ai në të kaluarën ka pasur marrëdhënie me femra, por lidhje serioze ka pasur shumë pak. Ndër të tjera, ai theksoi se në një raport me një vajzë që nuk ka përjetuar asnjëherë dashurinë, e në këtë rast iu referuar Sindit, ai ndihet i f rikësuar, pasi i duket sikur përballet me barriera.
Ana: Mua më duket herë herë si djali që nuk ka pasur marrëdhënie seksuale. A je i v irgjër?
Marisi: Të them të vërtetën, ideja aktualisht kur mendoj vajzat e virgjra më trembin pak, se si e mendojnë sa hapa duan, duan siguri, duan më shumë njohje. Unë ndonjëherë e teproj nga ngacmimet, vajzat e virgjra kanë barrierë. Në këtë moshë që jam vetëm një vajzë kam pasur të virgjër. Ishte tepër e bukur marrëdhënie me të. Kam pasur eksperienca, por mund të them që kam pasur shumë pak lidhje serioze.