Loading...

Rama: Në fillim të vitit 2021 nafta për bujqësinë do të jetë pa akcizë dhe do të hiqet taksa e qarkullimit

Në fillim të vitit 2021 nafta për bujqësinë do të jetë pa akcizë dhe do të hiqet taksa e qarkullimit -deklaroi Rama në konferencën e sotme .

Fermeri do ta tërheqë naftën falas, përmes një karte të veçantë.

Por sa fermerë përfshihen në skemën e bujqësisë?

Skema pritet të mbulojë rreth 70,000 fermerë të regjistruar me NIPT (fermeri me një kosto buxhetore prej një miliardë lekësh ose dhjetë milion dollarësh).

Nipti për fermerin nuk sjell detyrim, por formalizon, ndërsa karburanti do të jepet nga shteti dhe jo me rimbursim.

MONITORIMI

Do të ketë monitorim në terren.

Për kontrollin në terren do të krijohet një platformë online duke i grumbulluar të dhënat në bazë të një protokolli të programuar në tablet. Do të përdoren teknologji të reja të monitorimit të mbjelljeve me anë të imazheve termike nga fotografitë ajrore.

Të gjithë ata që e kanë tërhequr naftën dhe nuk kanë kryer punimet e deklaruara do të kenë penalitete në formën e përjashtimeve nga skema për një numër vitesh në vazhdim.

Sipas ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi “janë harxhuar 38.8 miliardë lekë shpenzime direkte në bujqësi”.

Gjithashtu ai theksoi se janë faktet që tregojnë se, vitet e fundit kanë pajtuar rritje të eksporteve të bujqësisë.

Drejtoresha e investimeve në këtë sektor Frida Krifca theksoi se 54 mijë fermerë kanë marrë mbështetje direkte dhe se kanë mbështetur në fonde dhe agropërpunuesit.

Deri tani janë alokuar 110 mln euro për fermerët.

Sipas qeverisë, është punuar dhe mbi lehtësimin e fermerëve në procesin e aplikimit.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com