Pas shumë vitesh mungesë dhe shkëputje, gazetarja Aida Shtino do të rikthehet në ekran me një emision të sajin.
Ajo është prurja më e re e televizionit Fax News, e cila do të shfaqet në orën 20.30 të mbrëmjes çdo të premte.
“Identiteti” është titulluar emisioni që do të drejtojë Shtino, i cili ka në thelb kërkimin e identitetit shqiptar të humbur.
Gjatë tij pritet të zbulohen histori shqiptare të patreguara më parë.
Prej vitesh e kemi parë në drejtimin e “Njerëz të humbur” dhe ndjekësit e saj janë kuriozuar për ta parë se si do të vijë në emisionin e ri. /noa.al