Elvana Gjata është shkëputur nga muzika prej disa kohësh.
Madje kohët e fundit këngëtarja ka qëndruar shumë e distancuar edhe nga rrjetet sociale.
Por Elvana Gjata është rikthyer dhe ka tërhequr gjatë javës së fundit vëmendjen e ndjekësve të saj, duke i bërë edhe më shumë kuriozë. Ajo ka bërë publike disa foto, e veshur sportive, dhe ka bërë “tag” në Instagram thjesht një kompani eventesh.
Flitet për një projekt të këngëtares, që mbetet enigmë.
Por duket se këtij projekti fshihet miku i saj, ndoshta më i miri, Ermal Mamaqi.
“Sa mirë që ke vesh atletet”, – i thotë Ermali, në fotot e fundit që Elvana bëri publike, duke treguar kështu se ai është pjesë e projektit misterioz, që pritet të bëhet publike shumë shpejt.
Kujtojmë se edhe vetë Ermal Mamaqi këto ditë ka qenë tepër pasiv, në rrjetet sociale. Edhe ai po punon për një projekt të ri, që besohet se do të bëhet pjesë edhe Elvana, e rikthyer nga SHBA pas shumë kohësh.
Një shprehje e urtë thotë “mik i mirë në kohë të vështirë”.
Elvana Gjata rreth dy vite më parë u ndodh papritur para një ngjarjeje të rëndë në ish-bllok, ku u përfshi partneri i saj. Më pas ajo u largua nga Shqipëria, për t’u rikthyer në një bashkëpunim kinematografik, me Ermal Mamaqin, duke lënë kështu pas krahëve atë moment të errët në jetën e saj.
Më pas me këngën “Me tana” ajo nuk fitoi dot festivalin e RTSH, dhe u largua e zhgënjyer nga Shqipëria.
Edhe pandemia bëri të sajën, ndërsa pas shumë kohësh Elvana është rikthyer, duke postuar fillimisht disa foto në Instagram, që tregojnë entuziazmin e saj para projektit të ri.
Bëhet fjalë për një rikthim të këngëtares në Tiranë.
Mediat rozë raportojnë se Elvana mund t’i kenë dhënë fund fejesës 2- vjeçare me partnerin Ervin Mata, një ndarje që po përpiqen ta mbajnë të fshehtë.
Elvana u fol se po punonte edhe për një bashkëpunim me Deejay-n me famë botërore, Mahmut Orhan.
/NOA.al