Në puntatën e parë të ‘Shiko Kush Luan’ në Top Channel, sezoni i katërt pati një risi.
Siç u premtua edhe më parë nga autorja dhe moderatorja e programit, Luana Vjollca këtë sezon do të ketë shumë lojëra të reja. Një nga lojërat ishte dhe “Loja ime”, një lojë që sugjerohej nga publiku me anë të komenteve në instagramin e Shiko Kush Luan.
Në këtë lojë, njëra prej komentueseve, kishte kërkuar që secili nga të ftuarit të thoshte emrin e partnerit apo partneres ose të hante një spec djegës.
Ndër personat që pranoi të tregonte emrin e partneres dhe mos pranonte “të hante specin djegës” ishte Arbër Hajdari.
Dihej nga më parë se Hajdari ishte në një lidhje dashurie,por na zbuloi ekskluzivisht emrin e vajzës që ka rrëmbyer zemrën e tij në “Shiko Kush LUAN”.
Hajdari ka treguar me spontanitet se vajza “misterioze” që i ka rrëmbyer zemrën quhet Vlera; e cila vjen nga një familje e pasur nga Kosova dhe është personazh publik; e cila njihet më shumë nga bota e biznesit.