Loading...

Këngëtari mirënjohur korçar Stefi Prifti poston foto në plazh: Në syzet e mia, pikturuar ishte dielli

“Në syzet e mia, pikturuar ishte dielli…”

Kështu është shprehur Stefi Prifti, përmes një mesazhi që ka shoqëruar foton e bërë publike në Instagram, teksa këngëtarii mirënjohur korçar po pushon në Lukovë të Sarandës.

Në fakt, në syzet e tij reflektohet një vajzë që po kalon aty pranë, çka ka ngjallur reagime nga ndjekësit e tij.

Duket se ajo i ka zënë diellin dhe këngëtari vendosi që ‘pakënaqësinë’ ta ndajë me publikun.

Një nga dy vëllezërit Prifti, i cili kritikoi pak kohë më parë qeverinë për vendimin që ndaloi koncertet në mbrëmje, ka gjetur gjithsesi rehatinë këto ditë.

Madje nga Lukova ai tha sot se është duke punuar për dy këngët e reja, që pritet të dalin në treg shumë shpejt.

Stefi Prifti ka qenë i shoqëruar nga miq të tij të ngushtë gjatë pushimeve dhe sigursisht nuk mund të ndahet prej tij vëllai tjetër, Endri.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com