Elvana Gjata është bërë “e gjallë” pasi u zhduk për gati dy muaj nga rrjetet sociale.
Ajo u rikthyer pak ditë më parë, duke postua disa pamje nga arkiva e saj. Dhe me në fund këngëtarja ka vendosur të tregojë vendndodhjen e saj.
Elvana Gjata postoi një video duke notuar brenda në ujë në bregdetin e jugut.
“Po marr frymë … Nën ujë”- shkroi këngëtarja në përshkrimin e videos, ku shfaqet duke notuar me bikini të zeza.
Nuk dihet nëse me rikthimin e saj në rrjetet sociale do të sjellë një projekt të ri muzikor.