Loading...

Aktorja e njohur Olta Gixhari bëhet nënë për herë të parë

Aktorja e njohur Olta Gixhari është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një djalë.

Lajmin e ka dhënë në mënyrë unike, pa postuar foto të bebit apo të sajën, por një tufë me lule.

Ajo ka postuar një buqetë me lule të bardha të mbështjellë me një mbështjellëse të lehtë të kaltër.

Fotografinë e ka shoqëruar me datën 21.8.2020, datë e cila përkon me lindjen e djalit.

Momentin e lindjes ajo e parapriu me një fotografi duke përgatitur valixhen ku shkruante, “Kurrë më parë valixhe më të bukur nuk kam përgatitur! Mezi presim të t’kemi në krahët tonë i vogli jonë. Mamio dhe babi janë që tani të çmendur pas teje”.

Kujtojmë se Olta prej muajsh tashmë jeton në Spanjë, pranë partnerit të saj. /a.y/noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com