Loading...

Ermal Fejzullahu nuk përmbahet ndaj kolegëve: ‘Turp prej Zotit të flasin këngëtarët për mungesë lekësh’

Pandemia ka prekur edhe sektorin e muzikës ku prej muajsh nuk po mbahen koncerte dhe së fundmi qeveria ndaloi edhe jetën e natës dhe muzikën live.

Për këtë arsye artistët kanë reaguar të revoltuar dhe kanë dalë në protesta. Por ndryshe e sheh situatën këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu.

Në një intervistë për emisionin “Ora Verore”, Ermali u shpreh se këngëtarët nuk duhet të ankohen që s’kanë punë e lekë, sepse në Kosovë e Shqipëri ka shumë njerëz që nuk sigurojnë dot as ushqim.

“Kolegët e mi janë ligështuar, sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë”, u shpreh Ermali.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com