Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me sipërmarrësit dhe operatorët turistikë në Velipojë ku deklaroi se pasditen e sotme do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, dhe do të diskutojnë për lëvizjen e qytetarëve drejtë plazheve të Shqipërisë pa kosto shtesë.
Sipas, Basha situatën ekonomike është e vështirë dhe po ndikon shumë fort në edhe në turizëm.
Ndërsa një nga sipërmarrësit i turizmit kërkoi më shumë turistë nga Kosova, Basha tha se sot do të kem një takim me kryeministrinë e Kosovës, Hoti dhe do ti diskutoj të heqim çdo pengesë që qytetarët nga Kosova ta kenë sa më të lehtë për të ardhur në plazhet e Shqipërisë
Basha shtoi se “taksa e “Rrugës së Kombit” duhet të hequr që turistët nga Kosova të vejnë pa kosto shtesë në plazh, thjeshtë për të udhëtuar nga Kosova në Shqipëri është çmimi i lartë i naftës dhe taksa e “Rrugës së Kombit”. Këto janë dy çështje që sot ndofta nuk zgjidhen dot por me qeverisjen e PD-së do zgjidhen. 240 lekë që është vendosur për naftë do të hiqet dhe taksa e Rrugës së Kombit do të hiqet dhe kështu qytetarët e Kosovës t’i drejtohen plazheve të Velipojës, Shëngjinit, Durrësit e Sarandës”.
Po ashtu Basha tha se “është e rëndësishme për të bërë gjithçka për të nxitur turizmin nga Kosova, Maqedonia e Veriut, pra të bëjmë gjithçka që të bëjmë të mundur lëvizjen e turistëve drejt plazheve tona dhe kjo është që do të diskutoj me kryeministrin e Kosovës që do kem sot pasdite”. /atsh