Loading...

Kosovë, nga 28 qershori rinisin fluturimet në aeroportin “Adem Jashari”

Nga data 28 qershor do të rifillojnë fluturimet në aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ky vendim u mor sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti.

Qeveria e Kosovës vendosi për rifillimin e transporti ajror dhe hapjen e aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ”Adem Jashari” për fluturimet e rregullta të domosdoshme, që kthehen brenda ditës, me masa të shtuara të sigurisë, duke pasur prioritet shëndetin publik dhe parandalimin e përhapjes COVID-19.

Për zbatimin e këtij vendimi detyrohet Ministria e Infrastrukturës që të kompletojë udhëzimet administrative të Agjencisë së Aviacionit, protokollet e operimeve të transportit ajror, bazuar në mënyrë strikte në protokollet e EASA (European Union Aviation Safety Agency), rekomandimet e IKSHPK dhe Manualin për mbrojtjen nga COVID-19.

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Republikën e Kosovës rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 4 ditë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com