Loading...

Rinisja e udhëtimit të pasagjerëve me Italinë, ende i pezulluar deri në një vendim të dytë

Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe Autoriteti Portual Durrës, sqaroi se lajmi i komunikuar ditën e sotme lidhur me rikthimin e udhëtimit të pasagjerëve me Italinë, nuk është i vërtetë.

Në një deklaratë për shtyp DPD dhe APD bëjnë të ditur se “transporti detar për pasagjerët nga dhe drejt Italisë mbetet ende i pezulluar deri në një urdhër të dytë të autoriteteve shqiptare dhe italiane”.

“I kërkojmë kompanive private që operojnë në hapësirën portuale, sikundër dhe medieve, të mos shpërndajnë njoftime të paverifikuara në rrugë zyrtare, sidomos në situatën në të cilën ndodhemi. Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë”, thekson DPD dhe APD./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com