Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Korçë-Ersekë po vijojnë me intensitet të lartë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar publikoi sot foto të punimeve përgjatë aksit rrugor.
Rruga Korçë-Erseke është e ndarë në tre lote. Loti i parë ka përfunduar që në 2018-ën.
Loti i parë i aksit rrugor Korçë-Ersekë krijon lidhjen e qytetit më të madh të juglindjes, me 4 zona të cilat janë pjesë e projektit “100 Fshatrat”.
Ndërtimi i aksit rrugor Korçë-Ersekë nuk do të shërbejë vetëm për të përmirësuar lëvizjen e automjeteve. Projekti përfshin edhe ndërtimin e trotuareve, korsive të biçikletave, ndriçimin dhe gjelbërimin. /atsh