Loading...

Bulevardi “Ismail Qemali” drejt një transformimi fantastik, së shpejti hapet gara për parkun e Shtëpisë së Flamurit

Po shkon drejt përfundimit edhe faza 2 e bulevardit “Ismail Qemali”, ku tanimë përjetohet transformimi fantastik, që do të vijojë çdo vit me rritjen e kurorave të pemëve deri në krijimin e “tuneleve” të gjelbër për këmbësorët vlonjatë e turistët, përgjatë gjithë aksit të bulevardit.

Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të punimeve të fazë së dytë të bulevardit “Ismail Qemali”, teksa shoqërohej edhe nga deputeti i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri, si dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ka bërë me dije se së shpejti hapet dhe gara për Parkun e Shtëpisë së Flamurit, që do të lidhë bulevardin “Ismail Qemali” me Lungomaren, përmes një oazi të gjelbër me pemë e lule të shumëllojshme, si edhe kënde fëmijësh, të rinjsh, familjesh e të moshuarish.

“Projekti i parkut së Shtëpisë Flamur nis kur merr kthesën e Lungomares, e gjithë ajo tani do të bëhet park dhe do të jetë një spektakël. Të gjithë këto korridoret e pemëve, që shkojnë deri tek bulevardi, atje nga njëra anë do ketë palma, nga krahu tjetër do të jetë komplet një park urban me shumë pemë dhe më pas do dalim tek Shtëpia e Pavarësisë që do të jetë si një oaz më vete i supervlerësuar dhe do hiqen një pjesë e atyre llozhërave që janë atje dhe do jetë brez i gjelbër. Më pas futesh si në një pyll urban dhe del deri në det. Mund të shkosh në këmbë nga Sheshi i Flamurit tek Tuneli, pa prekur makinë me dorë po të duash. Do bashkohen kurorat lart dhe do jenë tunele të gjelbra këmbësorësh”, – tha Rama.

Gjatë rrugëtimit për të inspektuar këtë zonë, Kryeministri ka bashkëbiseduar dhe me kryetarin e bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili e informoi për projektet në fjalë. Kryebashkiaku i Vlorës tha se bashkëpunimi me komunitetin ka qenë pozitiv./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com