Kantieret rifillojnë me pikatore në zonat rurale të Elbasanit, Lushnjës, Shkodrës, Konispol, Borsh, Fushë-Krujë, Fier, duke garantuar rregullin e distancës së sigurtë për punonjësit.
Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili thekson se “ ekonomia e luftës do të vihet me hapa shumë të matur në lëvizje, për të garantuar sa më shumë vende pune nën bombardim dhe frymëmarrjen jetike në shtëpinë tonë të përbashkët”.
“Do të vazhdojmë të mbrohemi shumë fort, duke organizuar kundërsulme në pika nevralgjike për të siguruar rrugët e frymëmarrjes në muajt e ardhshëm”, – nënvizoi Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se “durim dhe besim, si një trup i vetëm”./atsh