Loading...

Reformat në sigurinë rrugore, Lleshaj: Qytetarët mbështesin ashpërsimin e masave ndaj përdorimit të celularit në timon

Mbi 10 mijë qytetarë u përgjigjën në harkun e 21 orëve në një pyetësor të Policisë Rrugore, dhe rreth 80% e tyre iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së parë, për ndalimin e përdorimit të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e konsideroi sot inkurajues reagimin e qytetarëve ndaj reformave të pritshme në fushën e sigurisë rrugore.

Në një pyetësor të publikuar nga Policia Rrugore nëse qytetarët janë dakord për ashpërsimin e masës administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, 78% e qytetarëve u përgjigjën pozitivisht dhe vetëm 22% nuk ishin dakord.

“Pyetjet e tjera do të vijojnë çdo ditë dhe një ekip i posaçëm do të mbajë shënim të gjitha përgjigjet dhe komentet. Deri në fund të muajit shkurt do të marrë trajtë të plotë paketa e reformave të sigurisë rrugore, në bashkëpunim të shumëfishtë me qytetarët, autoritetet, ekspertët dhe partnerët ndërkombëtarë. 2020 – Viti i sigurisë rrugore”, u shpreh Lleshaj.
/atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com