Loading...

Greqia zgjedh për herë të parë një grua si presidente të Republikës

Parlamenti grek zgjodhi sot një grua si presidente të republikës, për herë të parë në historinë e vendit, një magjistrate me eksperiencë si specialiste për të drejtat e mjedisit.

Ekaterini Sakellaropoulou, 63 vjeçe, aktualisht presidente e Këshillit të Shtetit, mori që në turin e parë votat e 261 deputetëve nga 300 të tillë.

Me flokë të zeza dhe syze të vogla të rrumbullakëta, presidentja aktuale e Këshillit të Shtetit, mbrojtëse e zjarrtë e mjedisit pritet të zgjidhet që në raundin e parë të zgjedhjeve, me propozim të kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis, nga të paktën 260 deputetë nga 300 të tillë.

Ekaterini Sakellaropoulou është kandidate e partisë “Unitet dhe Progres”, gjithashtu e prezantuar nga kryeministri konservator, që e ka zgjedhur në këtë post sepse ajo tejkalon ndarjet e zakonshme mbipartiake.

Emri i saj u shfaq më 15 janar gjatë një fjalimi solemn në televizion, Kyriakos Mitsotakis se kandidatja ka bërë menjëherë konsensus në një shoqëri të ndarë, por shumë patriarkale, nën petkun e grupit europian për sa i përket barazisë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com