Fluksi i udhëtarëve që udhëtojnë pas festave të fundvitit nëpërmjet portit të Vlorës vazhdon të jetë i lartë.
Porti i Vlorës bëri të ditur sot se rreth 2000 pasagjerë shqiptarë dhe të huaj kanë udhëtuar ditën e sotme drejt portit të Brindizit.
Pas festave të fundvitit në të gjitha pikat e kalimit kufitar ka një fluks të shtuar të emigrantëve që largohen nga vendi. Policia Kufitare po ndërmerr një sërë masash për eliminimin e radhëve në pikat kufitare, si dhe për parandalimin e ngjarjeve dhe paligjshmërisë. //atsh