Autoriteti i Aviacionit Civil bën të ditur se 271 589 pasagjerë fluturuan për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Ndër këto, 6 724 janë pasagjerë të fluturimeve charter.
Sipas statistikave zyrtare, në tetor të 2018 numri i pasagjerëve llogaritej 216 181 ndër të cilët 1 796 pasagjerë të fluturimeve charter.
Ndërsa në tetor të vitit 2017 numri i pasagjerëve llogaritej 205 952, ndër të cilët 1 469 ishin pasagjerë të fluturimeve charter.
Nëse do të bënim krahasimin tre viteve të fundit, trafiku ajror dhe fluksi i pasagjerëve këtë vit, gjatë tetorit ka një rritje prej 20% krahasuar me vitin e kaluar./atsh