Loading...

Fier/ Vijojnë investimet, nis puna për rikonstruksionin e rrugës “Jakov Milaj”

Edhe pse prag festash, në Fier nuk janë ndërprerë për asnjë moment investimet publike.

Një tjetër ndërhyrje në infrastrukturë po kryhet në rrugën “Jakov Milaj”, e cila do të garantojë kushte më të mira për banorët.

Duke u ndalur te kjo ndërhyrje, kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi tha se “puna sapo ka nisur dhe investimet nuk ndalin”.

“Nis ndërhyrja edhe në segmentin tjetër të rrugës “Jakov Milaj” që do të vazhdojë deri te kthesa e Grecallisë. Puna sapo ka nisur”, tha Subashi.

Investimet në rrugë kanë qenë një prioritet i rëndësishëm i bashkisë së Fierit përgjatë këtij viti, e cila ka shtrirë ndërhyrjet jo vetëm në rrugët brenda qytetit, por edhe në rrugët rurale./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com