Loading...

Aksi Thumanë-Rrogozhinë dhe Tuneli i Llogarasë, impakt në ekonomi dhe turizëm

Pas Aeroportit të Vlorës edhe dy projekte të mëdha, do të prezantohen me garë të hapur ndërkombëtare, konkretisht, Aksi Thumanë-Rrogozhinë pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian dhe Tuneli i Llogarasë.

Të tria këto konsideroheni vepra të rëndësishme dhe me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë.

“Ne planifikojmë që të lançojmë tre nga projektet e mëdha infrastrukturore, të cilat janë baza mbështetëse e ekonomisë. Në kuadër të politikës për zhvillimin e turizmit, si një nga strategjitë më të forta për rritjen ekonomike, kjo paketë e tre projekteve të mëdha infrastrukturore lançohet brenda pak javësh”, ka bërë të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë prezantimit të proriteteve për zhvillimin e infrastrukturës në 2020.

Pas hapjes së garës një ditë më parë për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, që sikurse ka nënvizuar Balluku “do jetë një aeroport ndërkombëtar i përmasave të një kategorie të lartë, pra më e lartë se TIA”, ajo ka bërë me dije investime të tjera me impakt në turizëm dhe ekonomi.

“Një nga projektet agresiv që ne besojmë se është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin e turizmit, por edhe për konektivitetin, si një nga elementët më të rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal, është aksi i kategorisë A2, i cili parashikohet të ndërtohet, si pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian nga Thumana në Rrogozhinë. Dhe për të plotësuar këtë paketë, një tjetër element i rëndësishëm strategjik, që jo vetëm plotëson logjistikën moderne të turizmit, por konsiderohet nga ne si një element i sigurt i nxitjes ekonomike dhe ky është dhe tuneli i Llogarasë”, ka deklaruar Balluku.

u shpreh më herët ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë prezantimit të p/buxhetit në komisionin e Veprimtarive Prodhuese./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com