Loading...

Aeroporti i Vlorës po bëhet realitet/ Leli: Garanton të ardhmen turistike në të gjithë Shqipërinë

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, deklaroi sot se aeroporti i Vlorës, që shumë pak njerëz do ta besonin dhe do ta shihnin si një projekt të realizueshëm, po bëhet realitet, pasi ka një impakt të jashtëzakonshëm në ekonomi dhe turizëm.

Në fjalën e tij në hapjen e garës për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës të zhvilluar në Tiranë, Leli tha se “zhvillimin i turizmit në Vlorë është paraprirë nga ndryshime të rëndësishme dhe të forta të infrastrukturës. Lungomare, një ndër projektet më të kritikuara në fillimet e veta është kthyer sot në simbolin e suksesit dhe orientimit të turizmit në të gjithë territorin e bashkisë së Vlorës”.

“Në këto katër vite kërkesat që kanë ardhur në bashkinë e Vlorës për infrastrukturën kanë qenë objekte turistike ose shndërrimi i atyre ekzistuese në njësi hoteliere. Natyrisht na del një detyrë e madhe për të orientuar jo vetëm ndërtimin në drejtim të njësive akomoduese turistike, por mbi të gjitha në përgatitjen e stafeve njerëzore për të përballuar një investim të ri siç është aeroporti, i cili shton në mënyrë shumë cilësore atë që ne do duam për të garantuar të ardhmen e turizmit dhe të ardhmen turistike jo vetëm të Vlorës, por të gjithë Shqipërisë”, – nënvizoi Leli.

Kryebashkiaku i Vlorës u shpreh se “sigurisht të gjitha këto kanë një impakt të jashtëzakonshëm ekonomik në turizëm, jo vetëm në nivel rajonal, por mbi të gjitha në nivel kombëtar”./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com