Loading...

Shkaqet kryesore e aksidenteve rrugore, parakalim i gabuar, shpejtësi mbi normat e lejuara dhe përdorimi i alkoolit

Në Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor dhe nën moton “Jeta nuk është pjesë këmbimi”, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka shpërndarë një videoinformacion ku kërkon vëmendjen e gjithë secilit për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Kryeministri Edi Rama mbi këtë videoinformacion shprehet se, jeta nuk është pjesë këmbimi ndaj kujdesu për jetën tënde dhe të të tjerëve duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

“Në Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor, harxhoni 48 sekonda për të parë këtë videoinformacion rreth aksidenteve rrugore. “Jeta nuk është pjesë këmbimi”, ndaj kujdesu për jetën tënde dhe të të tjerëve duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”, shprehet Rama.

Gjatë vitit 2019 kanë ndodhur 1,136 aksidente ku kanë mbetur të lënduar 1,570 persona dhe 157 viktima ose 10% e të aksidentuarve. Të aksidentuarit sipas gjinisë janë 70% meshkuj dhe 30% femra. 30% e aksidenteve janë shkaktuar nga drejtues mjeti të grupmoshës 25-35 vjeç.

Tre shkaqet kryesore e aksidenteve rrugore janë parakalim i gabuar 33%, shpejtësi mbi normat e lejuara 11% dhe përdorimi i alkoolit 8%.

Përgjegjësit e aksidentet rrugore sipas përdoruesve janë: drejtuesi i mjetit 57%, këmbësor 20%, drejtues motori 17%, çiklistë 4% dhe të tjerë 2%.

Në 55% të rasteve, aksidentet rrugore ndodhin në rrugët urbane, 36% në rrugët ndërurbane dhe 9% në autostrada.

Qyteti me indeksin më të lartë të vdekshmërisë nga aksidentet rrugore është Shkodra me 82.3%, më pas Dibra me 50% dhe Fieri me 25.2%.

Kostoja sociale e aksidenteve rrugore gjatë vitit 2019 është 56,8 milionë euro. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com