Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi të martën tre projektet madhore që do të realizohen në vitin 2020, në komisionin për Veprimtarinë Prodhuese.
”3 projektet madhore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë aeroporti i Vlorës, rruga Thumanë-Rrogozhinë, pjesë e projektit Adriatiko-Joniane si dhe tuneli i Llogorasë”, tha ministrja Balluku.
Ndërkohë, ajo renditi edhe projektet që përfundojnë në periudhën afatmesme 2020-2022, që janë Unaza e Madhe në Tiranë, rruga Lin-Pogradec, bypass-i i Tepelenës dhe Shkodrës, si dhe Rruga e Arbrit.
Në vitin 2020, tha ajo, do të financohet sektori energjetik për të siguruar furnizim me energji 24 orë.
“Po punojmë për diversifikimin e burimeve të energjisë, krijimin e linjave të reja me vendet e rajonit për të rritur eksportet tona në këtë sektor. Synojmë rritje të eficiencës së energjetikës me 6,5% dhe rritjen e sektorit të energjisë së rinovueshme me 38%”, – deklaroi Balluku.atsh