Vijon me ritme të larta puna për pjesën e dytë të Lunogmares së Vlorës. Aksioni për pastrimin e gjurmës së shëtitores vazhdon dhe ka hyrë në javën e pestë, lajmëron Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Ky aksion i IKMT-së është ndërmarrë në funksion të hapjes së vijës bregdetare për të vënë në zbatim projektin Lungomare 2. Në terren ndodhen dhe drejtues dhe punonjës të Inspektoratit po monitorojnë nga afër situatën.
Aksioni ka nisur prej fillimit të muajit shtator, nga zona e Ujit të Ftohtë dhe parashikon shembjen e rreth 60 objekteve përgjatë bregdetit në një gjatësi prej 3 km./atsh