Në aksin rrugor Rogozhinë-Lushnjë ka përfunduar puna për sistemimin, riasfaltimin dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale si dhe ndriçimi në 4 rrethrrotullimet e aksit rrugor.
Në rrugën Rrogozhinë-Lushnjë, 29.8 km sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), po punohet me intensitet për rikonstruksionin e saj.
Rikonstruksioni i kësaj rruge ka impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të zonës, punësimin dhe jetën sociale të komunitetit.
Akset rrugore urbane apo rurale, konsiderohen si arteriet kryesore, me rëndësi të madhe për faktin se ato sjellin hapësira të reja zhvillimi në funksion të turizmit, bujqësisë, tregtisë dhe ekonomisë në përgjithësi.
Projektet për ndërtimin e rrugëve, sipas standardeve më të mira bashkëkohore, në shtrim e asfaltim përfshinë edhe vendosjen e ndriçimit të tyre apo sinjalistikën e duhur duke sjellë një transformim modern në këtë sektor./atsh