Loading...

Rindërtimi i rrugës Rrogozhinë-Lushnjë, impakt në zhvillimin ekonomik

Në rrugën Rrogozhinë-Lushnjë, 29.8 km po punohet me intensitet për rikonstruksionin e saj.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me pamje nga punimet për rikonstruksionin e kësaj rruge.

“Mirëmëngjes dhe me pamjet nga kantieri i punës për rindërtimin e rrugës Rrogozhinë-Lushnjë (29.8 km), ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Rikonstruksioni i kësaj rruge ka impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të zonës, punësimin dhe jetën sociale të komunitetit.

Akset rrugore urbane apo rurale, konsiderohen si arteriet kryesore, me rëndësi të madhe për faktin se ato sjellin hapësira të reja zhvillimi në funksion të turizmit, bujqësisë, tregtisë dhe ekonomisë në përgjithësi.

Projektet për ndërtimin e rrugëve, sipas standardeve më të mira bashkëkohore, në shtrim e asfaltim përfshinë edhe vendosjen e ndriçimit të tyre apo sinjalistikën e duhur duke sjellë një transformim modern në këtë sektor./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com