Loading...

Kush është i dashuri sekret i Olta Gixharit?

Olta Gixhari është një prej aktoreve më të komentuara shqiptare për protagonizmin e saj.

Së fundi, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të disa fotove të publikuara, ku duket e shoqëruar nga një mashkull misterioz, identiteti i të cilit është mbajtur sekret.

Tri vite pas ndarjes nga ish-i, Gixhari po shijon dashurinë e vërtetë. Edhe pse më parë ka qenë shumë e rezervuar për të folur për jetën private, duket se kjo histori i ka dhënë siguri Oltës, e cila si rrallëherë vendosi ta jepte vetë lajmin se tashmë është duke shijuar një histori të re.

Ajo e zbuloi këtë për të gjithë se nuk është më beqare, ndërsa shfaqej në një video duke kërcyer me bikini.

Por, për momentin identiteti i të dashurit nuk dihet, ndërsa besohet se mund të jetë i huaj, pasi ajo udhëton shpesh drejt Spanjës, ku besohet se jeton ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com