Këngëtari i njohur Endri Prifti ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku jo vetëm sqaroi të vërtetën e statusit në të cilin akuzonte qeverinë se i kishin vjedhur 50 mijë euro në baste, por denocoi edhe se i kishin bërë padrejtësi me një shtëpi.
Disa javë më parë, ne nje postim ne Instagram, Endri akuzonte qeverinë për vjedhje dhe denonconte se kishte rënë pre e lojërave të fatit.
I pyetur nga Bieta, ai pranoi se ishte mashtruar, duke fajësuar pjesërisht veten që ra papritur në grackën e “atyre njerëzve” siç i quajti ai.
“Në ato momente njeriu s’ di se ç’bën një njeri që i është futur asaj nuk e kontrollon dot veten”, u shpreh ai, duke vijuar më tej, “unë kam patur gjithnjë faj, unë jam njeriu më i keq i vetes së vet, ama jam më i miri i të tjerëve, ndaj më duan. Jam krenar se i dua të gjithë dhe nuk i kam bërë njeriu keq, vetes time sa të duash…” vazhdoi ai.
Megjithatë Endri preferoi ta quante këtë rast të mbyllur, edhe pse nuk e mohoi që është ndjerë i peshkuar e nuk i kanë munguar kritikat as nga i vëllai, Stefi Prifti.
“Këta të vjedhin shtëpinë, vete tjetri të hap shtëpinë, ndërron çelësin, t’i merr që të gjitha… Kisha 13 vite kredi për një shtëpi që kisha blerë në Korçë dhe 12 vjet pagova gjithë shtëpinë. Në mars, gjatë kohës që isha në turne në Amerikë, nuk u paraqita dot në gjyq, avokati im kishte ikur rastësisht në Kanada e s’ishim marrë vesh. Vetëm për mosparaqitjen një herë në gjyq, ata tre gjyqtarët e lanë hajdutin të fitonte”,- tregoi nder te tjera Endri./Top Channel