Artisti shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi i mungoi ekranit për 10 muaj rresht e kjo mungesë e tij bëri që të ishte në qendër të vëmendjes së mediave ndërsa fansat të shqetësuar prisnin të mësonin ç’kishte ndodhur me këngëtarin.
Ditët e fundit Flori është rikthyer, jo për të na dhënë detaje se ç’ka bërë gjatë këtyre muajve, por për të na lajmëruar për projekte të reja.
Mbrëmjen e djeshme në orët e vona Flori hyri në Instagram për të mbështetur bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Klajdi Harunin. Flori postoi një pjesë të këngës “Shiu i verës” që Klajdi e solli rikrijm javën e kaluar.
“Sa shum te doja vetem kur thoshe t’lutem mos u ndal o shi…”, shkruan Flori krah postimit, një pjesë e shkëputur nga kënga prekëse.