Rubrika “Përputhen” në emisionin e “E diell” po krijon javë pas jave dinamika dhe batuta nga më të ndryshmet me takimet e disa të rinjve shqiptarë. Bëhet fjalë për një konkurim të meshkujve për t’u fituar zemrat dy bukurosheve, Antoneta dhe Ina.
Kjo e diel nuk la një shije të mirë në publikun shqiptar, sepse Olti Curri ofe ndoi njërin nga djemtë e zgjedhur nga Top Channel në emisionin e frymëzuar nga një format i ngjashëm italian.
Siç bën zakonisht, Olti luajti rolin e ngacmuesit, por kësaj here duke e tepruar me komentet e tij. Njëri nga djemtë, Denardo Neziri, ishte shënjestra e tij e radhës. “Ti bën aktrim 5-lekësh”, ishte njëra nga fjalitë me të cilat Olti iu drejtua Denardos, i cili është aktor profesionist në TKSE.
Nuk ka vonuar reagimi i Denardo Nezirit, i cili me një Insta Story në profilin e tij në Instagram i ka dedikuar disa fjalë. “Jam i lumtur që bëj ‘teatër 5-lekësh, sepse i bëj njerëzit të lumtur dhe ndihem krenar për këtë. Nuk rri duke ngrënë gazeta dhe duke mbajtur në gojë të tjerët, që të jem në qendër të vëmendjes. Jam shumë i zënë duke u marrë me projektet e mia profesionale”, ka shkruar ai.
Kjo nuk është hera e parë që Olti Curri përfshihet në konflikte të tilla, sepse e kemi parë shpesh duke u përplasur me personazhe të ndryshme në TV. Synimi dihet: të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes.