Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj ka folur për herë të parë pas largimit të dy binjakëve, e Romeo dhe Donald Veshaj nga Al Pazar,
Agroni tha se ka qenë mbështetësi kryesor i binjakëve, por asnjë prej tyre nuk e ka telefonuar më, duke lënë të kuptohet për ndonjë hatërmbetje mes tyre.
“Dera këtu është e hapur. Unë e kam treguar edhe kështu, që kur im bir u largua nga shtëpia, natyrisht ai përsëri im bir mbetet edhe pse vjen më rrallë. Ata ngelen përsëri prodhimi ynë, dhe uroj që ata të mbartin me vete dashurinë për Al Pazarin. Kam vënë re që në të gjitha promot që ne kemi vënë, ata nuk kanë klikuar dhe më ka habitur pak nuk e di pse , por më ka bërë përshtypje.
Nuk kanë klikuar për ta parë, nuk e di nëse e ndjejnë si boshllëk. Megjithatë unë i kam dashur shumë, i kam mbështetur shumë dhe jam i lumtur që i kam krijuar. Uroj që në punën e tyre të kenë talentin, punën dhe mbi të gjitha mirënjohjen. Mos harrojnë ta kthejnë kokën mbrapa nga vijnë ku kanë ecur dhe ku do shkojnë, “ u shpreh Agroni në emision e Pasdites në “Vizion Plus”.
Aktori u shpreh këtë mesazh mund t’jua kishte thënë edhe vetë dy vëllezërve, por ka një muaj që asnjëri tyre nuk e ka telefonuar.
“Nuk flasim prej një muaji”, shprehet Agron Llakaj.