Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, po sjell një sërë risish në kuadër të reformave të ndërmarra për të lehtësuar procedurat e drejtuesve të automjeteve.
Së fundmi, Drejtoria e Transportit Rrugor njofton përdoruesit e automjeteve për errësimin e xhamave të pasëm të automjeteve.
“Xhamat e pasëm të autoveturave mund të errësohen, me material xham ose edhe me qese/film, deri në 75%, si e drejtë e çdo zotëruesi mjeti. Mjafton që errësimi të jetë kryer profesionalisht nga prodhuesi ose një servis i licensuar, me materiale të certifikuara të tregut dhe me faturën përkatëse”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, theksohet se “për xhamat e pasëm lejohen grilat origjinale të mjetit. Errësimi ul rrezikun kancerogjen nga rrezet UV/IR, ul konsumin dhe ndotjen”. /atsh