Romeo dhe Donald Veshaj, dy aktorët e humorit që spikatën në Al Pazar, përflitet të jenë në një histori dashurie me dy nga vajzat e njohura të shoëbiz-it shqiptar. Jonida Maliqi dhe Bora Zemani janë dy vajzat që kanë rrëmbyer zemrat e binjakëve Veshaj.
Të dy çiftet janë kapur mat me njëri-tjetrin, por që të dy kanë preferuar të mos i bëjnë publike lidhjet e tyre, duke lënë një pikëpyetje mbi raportin e tyre.
Megjithatë, të ftuar në “E diell”, vëllezërit Veshaj hapën zemrën dhe rrëfyen për partneret e tyre, që u nënkuptuan se cilat ishin.
Romeo Veshaj nuk shpëtoi pa u ngacmuar për foton e shumëpërfolur , në të cilën përqafon një vajzë me kurriz, me flokë të zinj pisk, në të njëjtin model me Jonida Maliqin.
Aktori nuk pohoi të ishte me këngëtaren, ama pranoi se ishte me një vajzë që e donte shumë.
Ndërkohë nga ana tjeter Donald Veshaj rrëfeu se pushimet në Dhërmi i ka bërë nën shoqërinë e të dashurës.
“Isha me vajzën time, të dashurën domethënë xhindin”,– është shprehur Donald Veshaj, duke nënkuptuar se Bora Zemani paska dhe një pseudonim interesant.