Loading...

Vija bregdetare e qytetit të Durrësit do të shndërrohet në hapësirë publike spektakolare

Vija bregdetare e qytetit të Durrësit, deri sezonin e ardhshëm, do të shndërrohet në një hapësirë publike spektakolare me shëtitore e oaze për të gjitha moshat.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa pamje nga kantieri i Rilindjes Urbane në këtë qytet si dhe imazhe sesi do të duket vija bregdetare pasi të kenë përfunduar punimet.

“Ja edhe kantieri i Rilindjes Urbane, në vijën bregdetare të qytetit të Durrësit, e cila deri sezonin e ardhshëm, do të shndërrohet në një hapësirë publike spektakolare me shëtitore e oaze për të gjitha moshat. Durrësi që Duam. Shqipëria që Duam”, shprehet Rama.

Shëtitorja “Taulantia” në Durrës, e njohur gjerësisht si zona e “Vollgës” po i nënshtrohet rikonstruksionit tërësor.

Shëtitorja fillon nga porti dhe mbaron te Sfinksi. Muri ekzistues po shembet pjesë pjesë sipas kuotave të parashikuara, ndërkohë që po vijohet me ndërtimin e shkallareve drejt detit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit sqaroi se ndërhyrjet janë të tipologjive të ndryshme për të krijuar një zonë multifunksionale me hapësira publike, sheshe, hapësira të gjelbëruara, sistem i ri ndriçimi, parqe për aktivitete sportive dhe kënde lojërash për fëmijë.

Shëtitorja ka lidhje me vijën bregdetare dhe kënde për spektakle dhe evenimente të vogla.
Nga detajet e investimit është parashikuar edhe krijimi i një hapësire të re pranë portit, duke u bërë pjesë e shëtitores përgjatë detit. Rrugët që vijnë nga qyteti janë projektuar të ‘hyjnë’ në parqe dhe të lidhet më pas me vijën bregdetare.

Ndërkohë, pjesë e projektit është edhe ndërtimi i ‘Sheshit mol’ në të cilin janë projektuar të mbillen pemë në të gjithë gjatësinë e tij, i cili rikthen lidhjet me zonën ku ndodhet Torra Veneciane dhe me portin e ri duke u zgjatur më pas në det.

Ndërsa, monumenti ekzistues nuk do të preket, por do të qëndrojë brenda në park, ku do të do të aksesohet direkt nga sheshi i hyrjes.

Projekti financohet nga qeveria shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me bashkinë Durrës/atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com