Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), njofton për një boom sinjalizimesh nga qytetarë të ndryshëm, te platforma e re “DENONCO” në webin e DPSHTRR-së.
Rastet e denoncimit janë kryesisht për mjetet që ndotin ambientin, për targat që nuk u dallohen mirë, për mjetet që kanë ngarkesë mbi kapacitet e lejuara, për transportin e mallrave jashtë orareve të përcaktuara, apo parregullsi në linjat e transportit të pasagjerëve, etj.
Sipas DPSHTRR, të gjitha rastet identifikohen përmes targës dhe ndiqen nga strukturat përkatëse. Procedura përfshin njoftim të të zotit të mjetit, verifikim shkakut, masë ndalimi në sistemin e DPSHTRR deri në riparimin e mjetit dhe rikolaudim.
Përmes kësaj platforme, qytetarë të ndryshëm kanë gjetur përgjigje për problemet e tyre dhe kanë marrë zgjidhje. Platforma e DENONCO është një urë e re, që lidh qytetarin me institucionin për çdo shqetësim apo kërkesë. atsh