Rruga e re dhe panoramike e Kaninës, ka rritur numrin e turistëve në Vlorë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga rruga e Kaninës e cila pas rikonstruksionit, përveç rritjes së numrit të turistëve, ka krijuar perspektiva të reja punësimi dhe zhvillimi të agroturizmit.
“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje spektakolare të rrugës së re dhe panoramike të Kaninës, e cila ka rritur numrin e vizitorëve në këtë zonë me histori të pasur e natyrë fantastike duke krijuar perspektiva të reja punësimi dhe zhvillimi për të gjithë banorët e saj, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.
Kanina ose ndryshe “Ballkoni i Vlorës, vizitohet mesatarisht nga rreth 30 mijë vizitorë në vit. Rruga siguron një ballkon natyral mbi gjirin e Vlorës ndërsa siguron akses të lehtësuar në kalanë e Kaninës.
Infrastruktura e re ka krijuar perspektivë të re punësimi dhe zhvillimit të agroturizmit ku përfitues janë 2,000 banorë të saj./atsh