Loading...

Çantat e kashtës këtë sezon, të adhurueshme dhe komode

Me shumë mundësi atë çantën lëkurë në ngjyrë të errët do ta keni futur diku mes veshjeve të dimrit, pasi për stinën e verës gjithçka që ju duhet është një çantë shportë ose disa të tilla.
Thurja e kashtës i jep një pamje shumë verore këtij aksesori, e cila duket se na fton për në det. Çantat kashtë të cilat sugjerohen nga stilistë të ndryshëm, vijnë këtë sezon në përmasa relativisht të mëdha, që të mund të fusim aty që nga kremi i plazhit e deri tek libri i preferuar.

Çantat e kashtës nuk janë vetëm për plazh ato mund të vendosen dhe gjatë ditës të kombinuara me veshje sportive si dhe gjatë mbrëmjes në versione të vogla dhe këshilla është që të shoqërohen me një veshje lino.

Nëse ende nuk e keni gjetur çantën tuaj të plazhit, hidhini një sy modeleve të këtij sezoni dhe zgjidhni të preferuarën tuaj. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com