Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Bashkinë e Fierit kanë punuar për forcimin e argjinaturës së Lumit Vjosa në zonën e Frakullës.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shprehet se “edhe pse nuk është stinë reshjesh, Forcat e Armatosura kanë shfrytëzuar kohën e mirë për të ndërhyrë në argjinaturën e lumit Vjosa, në zonën e Frakullit në Fier”.
“S’është stinë përmbytjesh, por Forcat e Armatosura Shqiptare dhe bashkia Fier e shfrytëzuan motin e mirë për të përfunduar riparimin dhe forcimin e argjinaturës së Vjosës në Frakull. Ia vlejtën 6 muaj punë pasi evitojmë njëherë e mirë përmbytjet në këtë zonë dhe për më tepër, me kosto minimale”, thekson Xhaçka. /atsh