Loading...

Aksi Llogora-Palasë, përmirësim i infrastrukturës në shërbim të sezonit turistik

Autoriteti Rrugor Shqiptar po vijon punën për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe gjatë sezonit turistik, duke i ofruar vizitorëve dhe qytetarëve lehtësira në lëvizje.

Në kuadër të rehabilitimit të segmentit Llogora-Palasë, pas përfundimit të shtresës së konglomeratit vazhdon puna jashtë trupit të rrugës duke mos penguar qarkullimin e mjeteve për montimin e bordurave të reja dhe betonimin e kunetave në segmentin rrugor Llogora-Palasë.

Këto punime që po kryhen në këtë segment rrugor sjellin përmirësimin e lëvizjeve të mjeteve dhe shmangien e aksidenteve rrugore në këtë periudhë të pikut turistik. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com