Loading...

Rruga Orikum-Vlorë, investim në shërbim të Shqipërisë turistike

Një investim në shërbim të Shqipërisë turistike, e konsideroi Kryeministri Edi Rama rrugën Orikum-Vlorë, që pritet të ndërtohet.

Në fjalën e tij në Kuvend, Rama tha se “ne duam të bëjmë rrugë europiane, me standarde europiane, të mirëmbahen sipas standardeve dhe ti shërbejnë Shqipërisë turistike”.

“Të gjithë kanë shkuar, kaluar e parë vetë me sy rrugën sesi edhe sot e kësaj dite shko riparo dhe vendos, por është terren problematike nga ana gjeologjike, e dyta për shkak të terrenit do të ketë një spostim në pjesën shkëmbore, pra do të hapet në territorin shkëmbor për të evituar gjithë pjesën e rrëshkitshme në gjysmën e saj dhe patjetër kjo rrit koston”, – theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “zona sipër është një zonë me turizëm, që sot që flasim është shumë intensive. Deri dje pjesa e njerëzve që vinin nga Kosova për të shkuar në Shëngjin e Velipojë e mbani mend mirë si ktheheshin në vend të mbikalimit kishte goma që tregonin nga duhet të kaloje dhe tenda që dilnin para për të shitur qepë, por s’kishte as mbikalim, as nënkalim”.

“Është një zonë me potencial zhvillimi shumë të madh, nuk mund ti lejojmë vetes që gjithë segmentin që lidh Tiranën me pjesën e jugut, apo Kosovën ose Malin e Zi me atë zonë që shtrihet në të gjithë bregun e detit të jetë jashtë çdo standardi”, – tha Rama.

Duke iu referuar akuzave të opozitës, Kryeministri u shpreh se “nuk mbaj mend një herë të vetme që kur kam qenë ministër Kulture, kryetar bashkie e pastaj kryeministër, që një punë nuk është bërë shënjestër, tabelë qitje për baltën e shpifjeve e të akuzave ende pa filluar”./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com