Loading...

Rehabilitohet rruga Treblovë-Ondriç

Bashkia e Selenicës, Vlorë ka filluar punën për rehabilitimin e rrugës Treblovë-Ondriç, me gjatësi rreth 2 km.

Punonjësit e bashkisë kanë nisur punën për hapjen e trasesë së rrugës, shtrimin me çakëll, kanalet anësore dhe vendosjen tombino.

Ky investim i bashkisë, i jep zgjidhje të mirë komunikimit të fshatit Treblovë me pjesën tjetër të njësisë administrative Vllahinë dhe fshatrave Ondriç e Kocul.

Ditët e fundit bashkia e Selenicës po shtron me çakëll edhe rrugët e fshatrave Sevaster dhe Golimbas./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com