Loading...

Ermal Meta rikthehet në Sanremo 2019

Një vit pasi u shpall fitues i festivalit të muzikës italiane Sanremo 2018, kantautori shqiptar Ermal Meta do të rikthehet në skenën e Sanremo 2019 si i ftuar special në natën e dueteve.

Ai do të performojë ditën e premte më 8 shkurt, një ditë para natës finale në duet me këngëtarin në garë Simone Cristicchi me këngën e tij “Abbia cura di me”.

Rikthimi në festivalin e Sanremos, bëhet në një moment të vecantë për artistin shqiptar, i cili sapo ka nisur një tur koncertesh në të gjithë Italinë .

Për mediat italiane ai rrëfen se, “pas suksesit të një viti më parë në Sanremo, pranoj të shoqëroj në duet për një natë këngëtarin Simone Cristicchi.”

“Kënga e tij më pëlqeu e shumë . Jam një fans i muzikës së Cristicchit. Më pëlqen pena e shpirti i tij muzikor. Pranova menjëherë ftesën , është një zgjedhje që mund ta bëj vetëm për pak persona”, u shpreh Ermal Meta.

Në drejtimin artistik të këngëtarit të njohur Claudio Baglioni, në Sanremo 2019 mungon gara e kategorisë së këngëtarëve të rinj.

Sanremo 2019 prezantohet për të dytin vit radhazi nga drejtori artistik Claudio Baglioni, që sivjet shoqërohet nga aktorët komikë Virginia Rafelle e Claudio Bisio. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com